Militante talebane sulmuan kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ku degjoheshin shperthime dhe te shtena armesh.
Luftimet, sic raporton BBC, po zhvillohen ne zonen rreth pallatit presidencial, Hotelit Serena, Bankes Qendrore dhe Ministrise se Drejtesise.
Korrespondenti i BBC-se ne Kabul thote se jane degjuar shperthime te fuqishme prane ndertesave qeveritare, te cilat jane pasuar me vone edhe nga te shtena armesh.
Talebanet thone se ne keto sulme jane perfshire 20 lufetare, edhe kamikaze.
Permes nje deklarate, ne faqen e internetit te talebaneve thuhet se sulmi ka ne shenjester ndertesat qeveritare.
Situata duket dramatike, rruget jane bllokuar plotesisht, ndersa ISAF, forca e NATO-s ne Afganistan shpjegoi se po punon ngushtesisht per te zgjidhur situaten.
Top Channel