Qeveria gjermane: Mos perdorni “Explorer”
18/01/2010 11:10
Qeveria gjermane ka keshilluar perdoruesit e internetit te mos perdorin shfletuesin “Internet Explorer” pasi ve ne rrezik sigurine e kompjuterave.
Paralajmerimi ka ardhur nga zyra federale gjermane per sigurine informatike pasi “Microsoft” ka pranuar se ne sulmet me te fundit ndaj “Google” eshte shfrytezuar nje mosfunksionim i “browser”-ave.
Megjithate “Microsoft” ka minimizuar alarmin dhe ka pohuar se “duke rritur opsionin maksimal te nivelit te sigurise mund te parandalohet cdo rrezik serioz”.
Top Channel