Shpresa per te gjetur ende te mbijetuar nen rrenoja ne Haitin e tronditur nga termeti nuk nuk eshte shuar ende.
Skuadrat e shpetimit vijojne kerkimet nderkohe vendi eshte i gjunjezuar per shkak te mungeses se ushqimit, ujit, kaosit te krijuar per shkak te lirimit nga burgjet e personave te rrezikshem, kufomave ende te pavarrosura e frikes per semundje e epidemi.
Nga rrenojat deri me sot jane nxjerre njerez te kombesive dhe shtresave te ndryshme sociale ne vend. Dikush ka patur zgjidhje SMS-ne, dikush ia ka dale te jetoje duke ngrene ushqime rastesisht shume afer vendit kur u groposen per shume ore.
Nderkohe nuk kane munguar ndihmat ekonomike. Keshtu Franca ka vendosur qe te jape 10 milione euro Organizates se Kombeve te Bashkuara per t’iu pergjigjur kerkeses per ndihma urgjente ne Haiti.
Apelit te OKB-se i jane pergjigjur shume vende dhe shifra e ndihmes ka arritur ne 100 milione euro.
Edhe Komisioni i Europian ka shprehur solidaritetin e vet, duke i derguar mesazh te qarte mbeshtetjeje popullit haitian.
Top Channel