“Une jam Jezusi i perjetshem, trini nuk ekziston”. Kjo eshte deklarata e Ali Agca, personi qe sulmoi Papa Gjon Pavlin II ne 1981, qe sot eshte liruar nga burgu i Sincan, ne Turqi.
Ai ka udhezuar avokatet e tij te shperndajne nje fotokopje te nje teksti ne anglisht te shkruar nga Agca. Mesazhi i shperndare permban pese artikuj.
Artikulli 1: Zoti eshte i vetmi deri ne perjetesi. Zoti eshte i plote deri ne perjetesi. Trini nuk ekziston.
Artikulli 2: Une nuk jam Zoti, une nuk jam biri i Zotit. Une jam Jezusi i perjetshem, fjala e shenjte e rilindur me kocka dhe mish. Jam sherbetori me i larte i perjetshem i Zotit, trini nuk ekziston.
Artikulli 3: Shpirti i shenjte eshte vetem nje engjell i krijuar nga Zoti. Trini nuk ekziston.
Artikulli 4: Deklaroj se ka ardhur fundi i botes. E gjithe bota do te shkaterrohet brenda ketij shekulli. Cdo njeri do te vdese brenda ketij shekulli.
Artikulli 5: Bibla eshte plote me gabime. Une do te shkruaj Biblen perfekte.
Top Channel