Uji i pijshem mbetet nje nder problemet kryesore me te cilat do te perballen banoret e zonave te permbytura.
Puset e permbytur jane bashkuar me ujrat e gropave septike, ndersa shtresat e tokes jane te mbingopura me uje. Kjo situate e ben te veshtire rehabilitimin e tokes brenda nje kohe te shkurter. Ministria e Mjedisit ka ngritur nje grup pune per evidentimin e te gjitha problemeve.
“Nga Ministria e Mjedisit jane duke u ngritur grupet e punes per te vleresuar gjendjen dhe do propozojne masat qe duhen marre per kete situate”, shprehet sekretarja e pergjithshme e ministrise, Myrvete Pezaj.
Te gjite punonjesit e Ministrise se Mjedisit do te japin 10% te pages, para qe do te shkojne ne fondin e ndihmes per te permbyturit. Ne kete takim u tha se eshte shume e rendesishme marrja e masave per thellimin e Bunes dhe per tere infrastrukturen rreth saj.
Top Channel