Qeveria u paralajmerua me rreziqet nga SECO

17/01/2010 08:15

Nje pjese e hidrocentraleve ne veri te vendit jane ne rrezik te madh.

Katastrofa e permbytjeve nga shkarkimet e HEC-ve ne Fierze, Koman dhe Vau i Dejes vuri ne dyshim kapacitetin e tyre dhe sigurine, ndersa qeveria nuk ishte ne gjendje te vertetonte funksionimin e tyre. Gazeta hedh ne drite te tjera fakte nga raporti i zviceraneve te SECO-s, te cilet e kishin paralajmeruar palen shqiptare ne 2008-n , per defektet ne portat e hidrocentraleve kryesore, Fierze dhe Koman.

Ne raport thuhet se per shume kohe, autoritet nuk kane vendosur dore ne te pakten gjysmen e kanalizimeve te shkarkimit te ujit, kurse gjysma e portave ku derdhet uji nuk jane vene ne pune. Sipas studimit, per t’i rikthyer ne gjendje optimale sipas standardeve te Bashkimit Europian, nevojiten te pakten 150 milione euro.

“Infrastruktura e kanalizimeve te shkarkimeve nuk eshte mirembajtur. Po ashtu, gjysma e portave nuk eshte vene ne pune qe nga koha e ndertimit dhe nese hapen, nuk japin garanci per mbylljen, duke rrezikuar katastrofa”, thuhet ne nje pjese te raportit.

Per kete qellim qeveria eshte vene ne levizje per te gjetur burimet e financimit, pasi i gjithe projekti kushton rreth 200 milione euro, per rehabilitimin e gjithe zones dhe HEC-ve ne te kaskadat e lumenjve Mat dhe Drin.

Aktualisht ne loje  kane hyre tre donatore, si Banka Boterore, banka gjermane e KfW si dhe zviceranet, ndersa pritet angazhimi i Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim. Faza e pare e projektit, referuar studimit te SECO-s, kushton rreth 65 milione euro, dhe nese mbyllen marreveshjet me donatoret e siperpermendur, zbatimi nis shume shpejt.

Burime prane projektit konfirmon faktin se ishte pikerisht neglizhenca e ish-ministrit te Energjetikes, qe solli vonese ne zbatimin e projektit, ndersa ministri aktual ka shfaqur interes, duke zhvilluar disa takime intensive me donatoret.

Sipas SECO-s, HEC-et ne Shqiperi nuk japin garanci sa i takon permbytjeve dhe shembjeve. Te pakten portat shkarkuese, sidomos e treta ne Fierze nuk eshte  hapur qe nga koha e ndertimit dhe nje mbushje e nivelit te Fierzes, rrezikon seriozisht jetet e banoreve perreth.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA