Ministri i Energjitikes, Dritan Prifti, reagoi ne nje konference per shtyp ndaj akuzave, sipas tij qesharake, shpifese dhe te pabazuara te Partise Socialiste e cila kerkon doreheqjen e tij si pergjegjesin kryesor te permbytjeve ne Shkoder.
“Te mendosh se e kemi ruajtur ujin ne Kaskaden e Drinit, per te bere biznes eshte qesharake. Me 26 dhjetor kam dale ne nje konference ku kam folur per situaten e renduar. Rregullorja per menaxhimin e Kaskades se Drinit u zbatua me perpikmeri”, u shpreh Prifti.
Me tej kreu i dikasterit te Energjitikes, akuzoi kreun e PS-se Edi Rama dhe deputetin socialist, Erjon Brace per shpifje ndaj tij. Prifti theksoi se ne Turqi udhetoi per arsye shendetesore familjare.
“Kam qene disa here ne Turqi gjate muajit dhjetor me leje te kryeministrit dhe kam leshuar urdhera te posacem per te menaxhuar situaten. Edhe sot babai im ndodhet ne Turqi sepse ka kryer nje nderhyrje kirurgjikale. Une nuk kam moralin e Edi Rames te braktis familjen ne menyren si e ka braktisur ai. Kam qene deshmitar personal kur Meta i tha Rames, duhet te takosh femijen tend. I ka thene Meta se nese nuk do takosh djalin tend nuk do te jesh kandidat i PS-se per Bashkine e Tiranes. Nuk mund te me akuzoje mua njeri per gjera te tilla. Po ju them se edhe Braces, qe e kam ndihmuar jashte mase, nuk deshiroj te hyj ne ceshtjet familjare ndaj asnjerit, nese do me bjere ne qafe do bej publike se pse nusja e Braces, ne ate kohe sekretarja e Metes dhe vartesja ime, u largua nga puna. Nuk ka me tolerim me keta njerez qe vetem shpifin, qe pengojne integrimin. Prokuroria ka filluar te merret me kete ceshtje dhe besoj se e verteta do te dale shume shpejt”, perfundoi fjalen e tij Prifti.
Ne Asamblene Kombetare te saj, Partia Socialiste akuzoi kryeministrin Berisha dhe Ministrin e Energjitikes, Dritan Prifti per ate te cilen kreu socialist Edi Rama. e quajti si ‘katrahura e radhes’ ne Shkoder si pergjegjesit kryesore te saj.
Ne punimet e Asamblese Rama tha se nuk ka arsye qe deputetet e PS-se te paraqiten ne Kuvend ne nje seance te jashtezakonshme kur ajo nuk eshte fare e tille.
Top Channel