Permbytjet, Ruci: Pergjegjesia e qeverise
17/01/2010 11:10
Mblidhet Asambleja Kombetare e Partise Socialiste ku do te diskutohet per permbytjet e fundit ne Shkoder, ku u shkaterruan mijera hektare te mbjella, qindra familjeve iu permbyten shtepite dhe kriza ekologjike do te vijoje te kete pasoja te tjera.
“Permbytjet erdhen si pasoje e pergjegjesise se njerezve dhe nuk ishte fatkeqesi e natyres”, u shpreh ne fillim te punimeve, Gramoz Ruci.
Ky i fundit pershendeti te gjithe deputetet socialiste per gatishmerine e treguar per lehtesimin e perballimit te kesaj katastrofe humanitare te shkaktuar nga paaftesia e qeverise dhe korrupsioni.
Top Channel