Nigeri, perleshje mes muslimaneve dhe te krishtereve
17/01/2010 21:25
Te pakten 12 persona te vdekur eshte bilanci i perleshjeve nderfetare ne qytetin e Josit ne Nigerine Qendrore.
Autoritetet njoftojne se perleshjet mes muslimaneve dhe te krishtereve, jane perqendruar ne nje lagje te qytetit, ku te dyja bashkesite fetare jetojne krah per krah njeri tjetrit.
Njoftohet gjithashtu se perleshjet vazhdojne dhe se mijera forca sigurie ndodhen ne zone per te vendosur qetesine. Ende te paqarta shkaqet e nisjes se perleshjeve tragjike.
Top Channel