Muhedini dhe Idrizi shpallin unifikimin

17/01/2010 08:30

Drejt bashkimit ne nje formacion te vetem politik dy partite qe perfaqesojne popullsine came ne Shqiperi.

Vullneti politik eshte bere i njohur dje publikisht nga dy kreret e partive perkatese: kryetarit te Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini dhe kryetarit te Partise per Unitet dhe Integrim, Shpetim Idrizi. Deklaratat jane bere dje ne aktivitetin e shoqerise patriotike dhe atdhetare “Cameria”, e cila dje ka festuar 19-vjetorin e kesaj partie.

Ky zhvillim i ri eshte bere i ditur ne fillim nga Muhedini, i cili ka bere te ditur dhe nisjen e bisedimeve per unitet. Nderkaq, strukturat me te larta te PDU-se qe drejtohet nga Idrizi, dy dite me pare kane vendosur fillimin e negociatave per bashkim, duke caktuar sekretarin e pergjithshem te kesaj partie, Amos Dojaka, deputetin Dashamir Tahiri, si pjese e grupit qe do te merret me modalitetet e bashkimit, qe sic duket do te konkretizohet se shpejti.

Ne aktivitetin e djeshem, kreu i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini, ka theksuar qe eshte koha qe camet duhet te jene bashke ne nje grupim politik ne menyre qe te perfaqesojne me fuqishem interesat e tyre dhe te mbrojne ato qendrime qe perbejne dhe aspiratat e gjithe popullsise came.

Nderkaq, ne fjalen e tij, kryetari i Partise per Unitet dhe Integrim, Shpetim Idrizi, deklaroi qe “PDU vendosi qe te shprehe vullnetin politik per bashkim me te gjitha forcat politike, qe kane ne themel Ceshtjen Came e jemi te gatshem te fillojme negociatat politike per kete. Ne vendosem te mandatojme kater personalitete te rendesishem te kesaj force politike per te negociuar modalitetet e ketij bashkimi. Ky eshte nje vendim institucional e ne jemi te bindur qe duhet te ecim perpara te bashkuar”. Komuniteti cam i organizuar politikisht numeron sot ne Parlamentin shqiptar dy deputete qe jane: Dashamir Tahiri dhe Shpetim Idrizi, te cilet i perkasin Partise per Unitet dhe Integrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA