Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Mun, u ka bere thirrje Serbise dhe Kosoves qe te vene menjane konsideratat e statusit ne interes te arritjes se bashkepunimit rajonal.
“Kerkoj fleksibilitet ne vazhdimin e percaktimit te metodes se veprimit, kur flitet per pjesemarrjen e Kosoves ne mekanizmat rajonale dhe nderkombetare dhe forumet qe jane esenciale per zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe stabilitetin afatgjate ne rajon”, thote zoti Ban, ne raportin e fundit per Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara mbi misionin e UNMIK-ut ne Kosove.
Raporti i fundit tregon permiresim ne marredheniet e UNMIK-ut me autoritetet kosovare, pasi me pare ishin tejet te kufizuara me te derguarin e posacem, Lamberto Zannier. Po ashtu raporti thote se situata e pergjithshme e sigurise eshte relativisht e qete, por e brishte. UNMIK-u mbetet i angazhuar per te ndihmuar te gjitha palet, per te gjetur zgjidhje praktike per ceshtjet e interesit te perbashket, thuhet ne raport. P
avaresisht bashkepunimit me te gjitha palet, arrija e marreveshjeve ka qene e veshtire ne fusha si drejtesia, doganat dhe trashegimia kulturore, thuhet ne raport. Raporti citon renien e tensioneve ndermjet shqiptareve dhe serbeve ne komunitetin verior Kroi i Vitakut, por thekson se situata ne Veri mbetet e brishte. Raporti thote se incidentet nderetnike vazhdojne te ndodhin ne Mitrovice. Ne raport thuhet se qellimi strategjik i UNMIK-ut mbetet nxitja e sigurise, stabilitetit dhe respekti per te drejtat e njeriut ne Kosove dhe rajon.
Ne nje interviste te dhene dy dite me pare, shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, theksonte se “raporti im per zhvillimet ne Kosove fokusohet ne zhvillimet e tre muajve te fundit. Raporti aktual do te perfshije zgjedhjet lokale te Kosoves, qe u zhvilluan ne muajin nentor, zhvillimet politike si ato ne nivelin qendror ashtu edhe lokal dhe per kete, vleresimi im eshte qe ka pasur progres nga te gjithe mekanizmat, ne kompetencat qe ato kane. Pra, eshte shenuar progres, ka qene nje situate stabile dhe nuk ka pasur kriza te medha. Por une them se eshte i nevojshem qe dialogu ndermjet komuniteteve te vazhdoje”.
Zannier, duke bere te ditur protokollin e diskutimeve qe do te zhvillohen ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, tha se “gjithmone kam konsultime me udheheqesit politike kosovare. Ne kete rast, ne Keshillin e Sigurimit, une do te paraqes pikepamjet e UNMIK-ut per zhvillimet ne Kosove, kurse zoti Hyseni do te paraqese pikepamjet e institucioneve te Kosoves. Une e respektoj kete, po ashtu sic respektoj edhe faktin qe ne seancen e Keshillit te Sigurimit, merr pjese edhe ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic, i cili paraqet pikepamjet e Serbise per zhvillimet ne Kosove. Pra mendoj se do te jete nje diskutim dinamik ne seancen e 22 janarit”. Shefi i UNMIK-ut ne Kosove deklaroi se ka pasur nje presion te vazhdueshem nga institucionet e Kosoves.
Duke folur per ardhmerine e Kosoves, Zannier tha se “e rendesishme per Kosoven eshte qe ne gjithe territorin e saj te kete struktura shumetnike, ku te gjitha komunitetet punojne se bashku. Ku ka paralelizma, kur kemi dy pale struktura, ato kane dallime dhe ne kete rast kemi dy angazhime qe zakonisht nuk mund te funksionojne. Ne kete situate, nevojitet qe te kete dialog dhe ne menyre te vecante dialogu nevojitet ne Veri te Mitrovices. Me kete nenkuptoj nje dialog teknik per nivelin lokal ndermjet Prishtines dhe Beogradit”.
Top Channel