Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli thirri Konferencen e Kryetareve per te vendosur zyrtarisht te henen, diten e mbledhjes se parlamentit ne seance plenare. (UPDATE)
Sipas zonjes Topalli konferenca vendosi te afroje per te henen seancen plenare, duke ndryshuar draft kalendarin 3 javor te sesionit te ri parlamentar.
“Ishte parashikuar qe seanca te zhvillohej diten e enjte. Ne e afruam ne pergjigjje te kerkeses se deputeteve te opozites. Detyra ime si kryetare eshte qe t’i jap hapesirat institucionale deputeteve te opozites ne kerkesat e tyre”, u shpreh Topalli.
Por Partia Socialiste, e cila e konsideron te henen nje seance te zakonshme, paralajmeroi se per Shkodren socialistet do te thone te verteten e tyre te dielen ne mbledhjen e Asamblese Kombetare.
“I them sot Sali Berishes dhe zonjes Jozefine se seanca e jashtezakonshme per zbardhjen e Gerdecit te ujit qe permbyti Shkodren do te behet neser ne mbledhjen e asamblese se PS-se, ku do te prezantohen provat, fajet dhe shpifjet per mbytjen me uje duke provokuar tmerrin e mijerave familjeve”, u shpreh deputeti Taulant Balla.
Top Channel