Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, konfirmoi dje me bindje se kjo parti nuk terhiqet nga vendimi per te kushtezuar marredhenien me Kuvendin dhe vijimin e protestave per te hapur kutite.
“Pushteti i korruptuar i Sali Berishes po vazhdon te akuzoje, shpife e madje beje diversion te perditshem me forma sa vulgare, aq edhe qesharake, ndaj Partise Socialiste, e cila nuk do ta ndryshoje qendrimin e saj te prere e te qarte, per te mos u bere fasada demokratike e nje Parlamenti qe s’ka kurajen te hetoje zgjedhjet nga ka dale, duke hapur kutite e votimeve mbi te cilat rri”, tha Rama.
Sipas tij, katastrofa e shkaktuar ne Veri dhe emergjenca e jashtezakonshme diktoi shtyrjen e perkohshme te axhendes se betejes opozitare, duke e detyruar te shtyje nje jave edhe mbledhjen e planifikuar te Asamblese Kombetare per krizen e demokracise e te shtetit te se drejtes.
Top Channel