Situata ne zonat e permbytura ne veriperendim te vendit vazhdon te permiresohet. (UPDATE)
Sipas te dhenave me te fundit zyrtare te Ministrise se Brendshme siperfaqja e tokes se permbytur eshte ngushtuar edhe me 1 mije hektare te tjera duke arritur ne mesnaten e se premtes ne 8340 hektare nga 9340 hektare qe ishte nje dite me pare.
Pjesa me e madhe e rrugeve te permbytura tashme, sipas Ministrise se Brendshme jane bere te kalueshme. Probleme ka ne rrugen Pentar-Velipoje dhe ne vendin e quajtur Ura e Gjolulit, pjese e aksit Shkoder-Velipoje, te cilat mbeten ende te pakualueshme per shkak te permbytjeve.
Situata mbetet ende problematike ne disa fshatra te komunes se Bushatit, Mali i Jushit, Hoten, Fshati i Ri dhe Trush i Vjeter, te cilat vazhdojne te mbeten te permbytura ndonese niveli i ujit ka shenuar renie te djeshme.
Ministria njofton se vazhdon shperndarja e ndihmave per banoret ne te gjithe fshatrat e prekur nga permbytjet.
Ndonese uji eshte terhequr, ne disa lagje periferike te qytetit problemet lidhen me derdhjen e ujrave te zeza ne rruge.
Nderkaq, ministria e Arsimit ka beret e ditur se te henen do te nise mesimi ne te gjitha shkollat e qytetit.
Top Channel