Koordinatori i projektit te Bankes Boterore per planin e zhvillimit te bregdetit te jugut, Jamarber Malltezi, deklaron doreheqjen nga pozicioni i punes.
I kontaktuar nga gazeta “Shqip” per te mesuar rreth ecurise se projektit dhe çfare pritet te ndodhe pas “paqes” mes qeverise dhe BB-se, Malltezi deklaron se eshte shkeputur nga pozicioni i koordinatorit, per arsye personale qe lidhen me biznesin e tij.
Megjithate, ai sqaron se, projekti i BB-se do te vijoje, por me ndryshime strukturore. Kete fakt e pranon edhe Banka Boterore ketu ne Tirane, duke konfirmuar mbeshtetjen ndaj qeverise ne projektin “Menaxhimi i integruar dhe pastrimi i zones bregdetare”, por me ndryshime ne disa komponente, ndikuar nga ngjarjet e Jalit.
“Jam shkeputur prej dy muajsh per arsye personale qe lidhen me planin tim te biznesit. Megjithate, dua te sqaroj se projekti per zhvillimin e jugut ka vijuar, pavaresisht panelit te inspektimit te Bankes Boterore, pasi ne kete program kane qene perfshire edhe donatore te tjere”, ka deklaruar Malltezi.
Top Channel