Iken uji, pasojat e permbytjes

16/01/2010 19:40

Zona e quajtur Harku i Berdices ishte e mbuluar teresisht nga uji dhe pothuaj e pakalueshme per mjetet dhe personat pak me dite me pare.

Tani prej andej uji eshte larguar duke lene pas pasojat e permbytjes, mbeturina dhe zhavor qe ka mbuluar rrugen.

Ne Berdice banoret i jane kthyer shtepive te tyre te demtuara rende po mundohen te vene pak rregull, por gjithandej ka shkaterrim dhe demet jane shume te medha.

Orendite shtepiake jane te paperdorshme, serat e fermereve u shkateruan, te mbjellat gjithashtu.

“Demi nuk llogaritet, shtepia eshte bere komplet e paperballueshme. Rruga eshte bere e pakalueshme. Eshte nje lageshtire shume e madhe dhe eshte rrezik per femijet”, shprehet nje prej banoreve.

Por per banoret nje nga problemet me te medha eshte rreziku i epidemive nga mijera shpende dhe kafshe te ngordhura qe ndodhen rrugeve, ne tokat e banoreve.

Largimi i kafsheve dhe shpendeve te ngordhura ka qene nje nga punet e para qe kane bere fermeret. Era e rende ka pushtuar tashme banesat e zhytura ne balte.

“Ka pasur pula te ngordhura. Kemi frike nga epidemite. Pusetat jane mbuluar te gjitha”, deklaron nje tjeter banor.

Por jo ne te gjitha zonat eshte terhequr uji. Fshatra te shumte jane ende te izoluar.

Banoret e tyre po mundohen t’i kthehen normalitetit, por duket se kjo eshte shume e veshtire.

Baza ushqimore per blegtorine dhe shpendet eshte kalbur e gjitha, ndersa shtepite jane pothuajse te pabanueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA