Haiti, viktimat mund te jene 200 mije

16/01/2010 10:30

Bilanci i viktimave te termetit ne Haiti mund te arrije ne 200 mije te vdekur. Lajmin e ka bere te ditur ministri haitjan i Shendetesise, Antoine Bien Aime.

Nderkohe, jane sinjalizuar manifestimet e para te inatit te te mbijetuarve ne Port au Princ, te cilet ndihen te braktisur nga shteti.

Pas tre netesh te kaluara ne rruge, mes germadhave dhe kufomave, ne kerkim te ujit dhe ushqimit, te mbijetuarit u tremben termeteve te reja.

Nderkohe, sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon do te vizitoje vendin neser, ashtu sikurse sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila do te kontrolloje shperndarjen e ndihmave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA