Afro 100 subjekte te biznesit te vogel kane shpallur falimentin. Kjo deklarate ka ardhur jo vetem nga zyrat tatimore te Bashkise Fier, por dhe nga Qendra Kombetare e Regjistrimit te Bizneseve, si edhe prej Drejtorise se Tatim Taksave, dega Fier.
Ka qene Elvis Hoxhaj, drejtori i departamentit te sherbimeve ne Drejtorine Rajonale te Tatim-Taksave dega Fier, qe konfirmoi shifren.
“Jane 100 subjekte te biznesit te vogel qe kane shpallur falimentin. Vlen te theksohet se te gjitha keto subjekte jane ne listen e atyre bizneseve qe do te kalojne nga biznese te vogla ne ato te medha”, tha Hoxhaj.
Kete falimentim e ka paraprire muaj me pare edhe vete kryetari i Bashkise se Fierit, Baftjar Zeqaj, i cili, perveç shqetesimit qe ligji i ri i qeverise i hoqi arketimet e ketyre bizneseve nga buxheti i bashkise ne ate te qeverise, ka deklaruar se shumica e tyre, per te mos thene te gjithe, do te falimentojne, pasi detyrimet jane me te medha dhe hapesira e fitimit dhe e mbajtjes se biznesit behet shume here me e vogel dhe e paperballueshme.
Top Channel