Pasi ka deshtuar ne te gjitha shkallet e gjyqesorit anglez, Interpol Tirana ka ekstraduar nga Londra Afrim Sinanin, te denuar per vrasje.
Ekstradimi i tij u be i mundur pasi ai humbi apelin e bllokimit te ekstradimit ne gjykaten e larte “Royal Court of Justice”, ndersa Gjykata Supreme cilesoi si te pabaze kerkesen e shqyrtimit te nje apeli te metejshem.
36 vjecari nga fshati Shemrie i Kukesit kerkohej nga drejtesia shqiptare per te vijuar denimin me 18 vite burg dhene nga gjykata, pasi ai eshte gjetur fajtor per vrasjen e Naim Sinanit, ndodhur ne 4 Janar 1996.
Interpol Tirana do te zbulonte vendfshehjen e Sinanit, duke e arrestuar ne Londer ne Shtator te vitit 2007 ne bashkepunim me skuadren e ekstradimeve ne Scotland Yard.
Por ai eshte lene i lire me kusht nga gjykata, pasi vuri nje garanci pasurore prej 25 mije sterlinash. Sinani, i cili fshihej ne Angli qe prej vitit 2000 duke perdorur emrin Afrim Pulaj, duhej te paraqitej paraditen e djeshme ne aeroportin Heathrow.
I kerkuari nga drejtesia shqiptare nuk eshte paraqitur duke lene te presin dy oficeret e Interpol Tiranes, qe kishin ardhur ne Londer per ta ekstraduar.
Koordinimi i menjehershem i veprimeve mes tyre dhe homologeve britanike mundesoi arrestimin e Sinanit, i cili cuditerisht u gjet i fshehur ne shtepi, duke tentuar t’i shpetonte ektradimit drej Tiranes.
Procesi i ekstradimit te Afrim Sinanit terhoqi vemendjen e medias britanike pasi ai gjate fshehjes ne lindje te Londres kishte perfituar padrejtesisht mijera paund asistence sociale dhe nenshtetesine britanike, duke perdorur nje identitet te rreme.
Top Channel