Besnik Sulaj nuk do te kete me pjese ne aksionet e kazinose me te madhe, “Regency”, pjese ne kompleksin argetues “Tajvan”.
Sulaj ua ka shitur aksionet zoteruesve kryesore, kompani greke, e cila me pas ia ka ofruar Agron Çeles, i njohur ne fushen e ndertimit.
Tashme presidenti i ekipit te futbollit Dinamo, nuk do te jete me zoteruesi i rreth 30 per qind te aksioneve, por thjesht do te perfitoje qirane nga shfrytezimi i hapesires se nje pjese te “Tajvanit” nga “Regency Casino”.
Kompleksi “Tajvan” eshte ngritur ne vitin 2004, duke shfrytezuar edhe nje pjese te parkut “Rinia”, ne perputhje te plote me ligjin dhe vendimet e qeverise.
Per token ku shtrihet shatervani, pronaret e kompleksit moren leje nga bashkia, paguan pronaret e tokes, si edhe certifikuan veprimet, duke bere hipotekimin.
Edhe pse çdo gje u krye me leje te shtetit, pas 8 vitesh, qeveria kujtohet dhe nxjerr pretendimin se çmimi i tokes nuk perputhej me vleren e tregut.
Mjafton ky shkak dhe Kryeministri merr vendimin per t’ia kaluar pronen nga bashkia, te ministria dhe duke i hapur rruge shpronesimit.
Vendimi hyri ne fuqi ne fund te muajit dhjetor 2009, por nuk mund te zbatohet, pasi bashkia e ka ankimuar ne gjykate.
Top Channel