Bie niveli i ujit ne Fierze dhe Koman
16/01/2010 09:35
Ministria e Energjitikes ka bere te ditur mengjesin e sotem situaten ne liqenet e Fierzes dhe Komanit, ku bie ne sy se niveli i ujit ka rene nen kuoten maksimale.
Sipas njoftimit te METE, ne Fierze niveli i ujit ka rene ne 289.91 metra, ndersa prurjet jane 350 metra kub per sekonde.
Nderkohe ne Koman niveli i ujit eshte ne 170.9 metra, me prurje qe arrijne ne 130 metra kub per sekonde. Ministria sakteson me tej se ne te dyja liqenet aktualisht nuk ka derdhje te ujit.
Situate e qete paraqitet edhe ne Vaun e Dejes, ku niveli i ujit ka shkuar ne 74.64 metra, prurjet anesore 30 metra kub per sekonde dhe nuk ka derdhje.
Top Channel