“Ankandi” me permbytjet

16/01/2010 15:25

Keshilli Bashkiak i Tiranes miratoi te premten ne mbremje nje fond 40 milion leke te reja, si ndihme per banoret e zonave te permbytura.

Fondi u miratua me propozimin e keshilltareve te PD-se dhe LSI-se, por duket se ai nuk do te gjeje zbatim, ne rastin me te mire deri kur po ky keshill te miratoje buxhetin e Bashkise, i parashikuar per t’u diskutuar ne kete seance, por i shtyre serish.

Adriana Berberi kryetare e grupit te keshilltareve socialiste dhe specialiste ne fushen e ekonomise e ka pershendetur kete nisme, por ka sqaruar se deri ne miratimin e buxhetit bashkia e Tiranes nuk ka hapesira ligjore per te zbatuar kete vendim.

Nga ana tjeter keshilltare te PD-se e konsiderojne kete si nje refuzim te keshilltareve socialiste per t’u ardhur ne ndihme ketyre banoreve.

Ne fillim  keshilltaret propozuan nje fond ndihme prej 20 milion leke te reja me pas eshte propozuar 25 milion dhe ankandin e ka mbyllur kryetarja e grupit te keshilltareve te LSI-se, Monika Kryemadhi, e cila ka propozuar 40 milione leke te reja.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA