
Biznesi anetar i Dhomes Amerikane te Tregtise (AmCham) leshoi dje nje lume kritikash ndaj administrates tatimore.
I ftuar per t’u dhene pergjigje ankesave ishte kreu i Tatim-Taksave, Artur Papajani, i cili ka mbajtur shenim çdo problem te biznesit.
Shqetesimi kryesor lidhej me rimbursimin ne kohe te TVSH-se dhe me pergjimin e biznesit. Problem ishte referenca doganore, deklaratat tatimore, si dhe pagesat ne forme elektronike.
Shume debat pati edhe per uljen e pragut te TVSH-se, nga 8 ne 5 milione leke ne vit, pasi biznesi i madh kerkon qe skema te perfshije te gjitha llojet e biznesit, perfshire edhe ambulantet.
Papajani pranoi disa nga mangesite, si dhe sqaroi disa keqkuptime, siç eshte rasti i pergjimeve.
“Ju siguroj se nuk do te pergjohet asnje subjekt privat. Nuk eshte ky qellimi yne, dhe as i qeverise. Ajo per te cilen flet ligji ka te beje me pergjimet qe prokuroria duhet te beje ndaj administrates tatimore, ndaj atyre individeve te korruptuar, te cilet nuk e kane kuptuar mire reformen tatimore”, deklaroi Papajani.
Per disa probleme te ndryshme kreu i Tatimeve tha hapur se ishte keqinformuar nga stafi i tij dhe se shume shpejt do t’u jepte zgjidhje.
Top Channel