
Mesfushori i Real Madrid, Guti, ka pranuar publikisht se po mendon per nje eksperience te re jashte Spanjes duke kerkuar bashkimin me skuadren e Interit.
“Eshte nje klub i madh qe mund te fitoje gjithcka. Aty luajne Sneijder dhe Eto’o qe jane miq te medhenj per mua”, pohon lojtari. Me tej, ai thekson se pas shume viteve me Real Madrid, ndien nevojen per te provuar nje eksperience te re, ne nje tjeter vend.
“Kam menduar gjithmone se Madridi do ishte qyteti i vetem ku doja te jetoja, por sot gjerat jane ndryshe dhe dua te largohem nga Spanja”, shton Guti.
Nje deklarate e vertete dashurie kjo nga ana e lojtarit spanjoll ndaj skuadres se presidentit Moratti, i cili tashme duhet te beje nje sforcim ekonomik per te shtuar cilesine dhe klasin e nje tjeter lojtari ne skuadren e tij.
Top Channel