Velipoja e izoluar nga uji

14/01/2010 20:00

Banoret e zones se Velipojes jane me te izoluarit e permbytjeve te Shkodres. Te gjitha rruget tokesore qe te cojne ne kete komune jane te bllokuara per shkak se rruga nacionale eshte nen uje ne nje thellesi qe shkon ne disa raste edhe mbi dy meter.

Te vetmet mjete qe udhetojne ne kete zone jane lundrat e peshkatareve dhe motobarkat e ushtrise qe dergojne edhe furnizimet ne kete zone te pushtuar nga ujerat.

Banoret thone se izolimi nga uji ia u ka veshtiresuar jeten ne maksimum. Ne kete zone shume banesa jane ende nen uje, pothuajse te zhytura plotesisht dhe nje pjese e banoreve jane evakuuar nga zona.

“Kemi disa dite qe jemi izoluar. Me veshtiresi kane prure disa ndihma, ushqime per njerezit. Por vetem me varka”, tregon nje banor.

Demet duket se jane kolosale, pervec banesave te permbytura ku nuk mund te banohet me, eshte shkaterruar i gjithe prodhimi bujqesor dhe tokat jane ne nje thellesi qe kalon disa metra uje.

Top Channel