
Ministri i Puneve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi ka bere nje ekspoze te situates ne zonen e Shkodres, duke thene se gjate oreve te fundit gjendja eshte permiresuar ndjeshem.
“Statistikat flasin per 2.100 ha te cliruara nga uji sot, ndersa 9.340 ha vazhdojne te jene nen uje. Jane liruar 540 shtepi qe ishin te rrethuara nga uji. Aksi nacional Tirane-Shkoder qe lidhet me disa nga komunat eshte cliruar. Dy akset e Velipojes jane te bllokuara, shkarkimet jane kthyer ne normalitet, nderkohe qe nga mesnata e para dy neteve, Buna eshte kthyer ne nje situate normale”, thekson Olldashi ne “Top Story”.
Ai shtoi gjithashtu se situata ne Shkoder eshte me e mire se ne disa komuna. “Ende ka nje prezence uji ne shetitoren gjate rrjedhjes se Bunes por eshte situate shume me e mire. Mund te quhet e kapercyer faza e emergjences qe kishte lidhje me evakuimin. Furnizimi i te gjithe banoreve me te gjitha mjetet e nevojshme eshte prioriteti kryesor. Nuk ka pasur asnje vonese ne reagime”, shton ministri. Sipas tij, ne operacione, pervec trupave shqiptare jane angazhuar trupa nga Maqedonia, Kosova, Greqia e Sllovakia.
“Berisha nuk ka deklaruar se jemi ne katastrofe por tha se jemi ne prag katastrofe. Me e keqja ishte ajo qe mund te ndodhte. Nuk ka asgje te vertete se shtabi i emergjences nuk eshte transparent. Dy here ne dite jane leshuar deklarata publike nga shtabi i emergjences per te informuar ne menyre me transparente per zonen e permbytur. Nuk eshte e vertete qe kjo eshte permbytja me e madhe qe ka ndodhur ne Shkoder, sepse me e madhja ka qene ajo e vitit 1963 kur HEC-et nuk ekzistonin”, nenvizon ministri i Puneve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit.
Olldashi komentoi edhe akuzat ne drejtim te ministrit Dritan Prifti per largimin e tij nga vendi ne 31 dhjetor, duke thene se edhe ai, si cdo qenie humane ka te drejte te festoje me familjen e tij. “Pertej kesaj nuk shikoj asnje pasoje tek ky fakt, sepse hapja e portave nuk eshte ne kompetencen e Priftit. Ka nje rregullore te vitit 1988 qe percakton se si behet shkarkimi i ujit. Shkarkimet do kishin qene po ato edhe nese Dritan Prifti do kishte qene ne hidrocentrale”, shtoi Olldashi.
Top Channel