Autoritetet maqedonase ne Struge kane vendosur hapjen e nje prej portave te lumit Drin per shkarkimin e ujerave pas rritjes se nivelit te ujit te liqenit te Ohrit dhe mbushjes ne kuota maksimale.

Por, sipas te dhenave, kapaciteti aktual i shkarkimit nga porta e Drinit me 7 meter kub ne sekonde nuk perben rrezik evident per situaten ne vendin tone.

Kryetari i komunes se Struges, Ramiz Merko thote se hapja e portave te Drinit eshte e detyrueshme per faktin se tashme zona eshte prekur nga efektet e para te permbytjes nga ujerat e liqenit.

“Jemi ne kuoten maksimale prej 693 centimetrash dhe mund te shohim se edhe ne Struge, ne disa pjese ka erozione te plazheve dhe prishje te rruges qe eshte magjistrale perreth liqenit”, ka deklaruar Merko.

Ne rast se hapen te gjitha portat e Drinit, sipas monitorimit, shkarkohet nje sasi prej 60 meter kub ne sekonde, por deri me tani autoritetet lokale nuk kane te dhena ne rast se do te ndermerret nje veprim i tille.

Kjo do te kryhet ne varesi te kuotes se liqenit dhe prurjes nga reshjet, gje qe do te thote se ne rast te perkeqesimit te motit derdhja e ujerave nga portat e Drinit do te jete me e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA