
Perplasje ne mes Kishes Ortodokse serbe te Kosoves dhe Presidentit Boris Tadic.
Vizita e Presidentit ne Kosove, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, sic duket nuk ka zemeruar vetem shqiptaret, por edhe nje pjese te serbeve, konkretisht kreun e Kishes Ortodokse serbe ne Kosove.
Peshkopi serb Rashke-Prizren, Artemije, ka kritikuar dje Tadicin per shkak te sic thuhet, vendimit qe si burre shteti per Krishtlindje te vizitoje manastirin e Decanit, por qe paraprakisht nuk ka kontaktuar me peshkopaten Rashke-Prizren. Peshkopi Artemije, ne nje leter te hapur drejtuar Tadicit, ka vleresuar se ne kete menyre po krijon percarje ne rendin kanonik te Kishes Ortodokse serbe.
“Sikur te me ishit drejtuar zyrtarisht dhe te kishit shprehur deshiren per te vizituar Decanin, me siguri qe kete nuk do t’jua mohoja. Atehere une si mikprites, atje edhe do t’ju prisja, sic e do rendi. Megjithate kjo eshte shtepia jone, ne te cilen hyni, e mikpritesi, edhe nuk e di. Madje paralajmeroni se keshtu edhe ne te ardhmen do te beni”, citojne mediat serbe letren e peshkopit Artemije.
Ndonese kjo leter ende nuk komentohet, por nga dy vizitat e fundit te Presidentit serb Tadic ne Kosove bie ne sy se ai ka vizituar vetem Manastirin e Decanit, gje qe si duket ai me qellim ka anashkaluar Artemijen dhe manastirin e Gracanices. Ne Gracanice, Artemije ka qene mikprites i ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica, me te cilin ai eshte i afert.
Si duket, Tadic eshte i afert me peshkopin e moderuar Teodosije te Lipjanit, selia e te cilit eshte ne Decan dhe i cili nuk eshte ne marredhenie aq te mira me Artemijen.
Top Channel