Mauritania njeh pavaresine e Kosoves
13/01/2010 17:05
Republika Islamike e Mauritanise ka njohur Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran.
Lajmin e ka bere te ditur Ministria e Jashtme ne Prishtine, permes nje komunikate per shtyp ku theksohet se vendimi ne fjale i eshte komunikuar diten e djeshme autoriteteve kosovare.
Prishtina zyrtare vlereson se ky vendim do te ndikoje ne hapjen e mundesive per zhvillimin e marredhenieve mes dy vendeve.
Republika e Mauritanise, qe ndodhet ne Afriken veri-perendimore, behet keshtu vendi i 65-te qe ka njohur Republiken e Kosoves.
Top Channel