OKB: Katastrofe humanitare ne Shqiperi

12/01/2010 20:15

OKB e konsideron situaten si “katastrofe humanitare” ne veriperendim te Shqiperise.

Pergjegjesja e fondacionit te Kombeve te Bashkuara per Ndihmat, thote se shume vende po angazhohen ne nje operacion ndihme per te shmangur ate qe ajo e ka cilesuar si nje “cunami ne Europe”. Nga OKB jane te angazhuara ne terren disa organizata humanitare.

“Shqiperia eshte zhytur ne nje katastrofe te paprecedente humanitare. Sipas zyrtareve te OKB-se, per te parandaluar nje cunam ne Europe, qysh tani Kombet e Bashkuara dhe komuniteti nderkombetar ne bashkepunim me qeverine shqiptare, jane angazhuar ne nje sere aktivitetesh per te marre masa preventive. Prandaj per te penguar zgjerimin e kesaj katastrofe humanitare, aktualisht ne terren ndodhen 1200 eksperte shqiptare dhe nderkombetare”, thekson perfaqesuesja e OKB-se.

Nderkohe, emigrantet shqiptare ne Zvicer dhe vendet e tjera perendimore jane angazhuar per te derguar ndihma per te prekurit ne vendin tone.  

Top Channel