
Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar menaxhimin e permbytjeve si te suksesshem, duke vecuar faktin se deri tani, ne saje te operacioneve te evakuuimit, nuk ka patur asnje viktime.
Por deputeti i Partise Socialiste, ish kryeminister, Pandeli Majko, mendon se nuk ka vend per optimizem. Majko eshte pro vendosjes se gjendjes se jashtezakonshme.
“Aktualisht ne Shkoder eshte duke u zhvilluar nje tragjedi e mirefillte humanitare. Ajo qe ve re jo pa shqetesim eshte se nga njera ane thuhet se kjo qe po ndodh nuk ka ndodhur prej 100 vjetesh, dhe nga ana tjeter nuk di se cfare duhet te ndodhe qe te shpallet gjendja e jashtezakonshme. Sepse kjo qe ka ndodhur, nuk i ka ndodhur PD-se. Funksionimi i shtetit shqiptar perballe kesaj gjendje nuk eshte nje ceshtje e brendshme e PD-se, kjo eshte nje ceshtje e te gjitheve. Tek ai uje atje, eshte nje borxh qe qytetaret shqiptaret i kane te gjithe atyre njerezve qe u eshte demtuar prona duke ruajtur pronen me te madhe te shtetit shqiptar, qe jane hidrocentralet”, shprehet Majko.
Ish kryeministri i ben jehone kerkeses se formuluar per here te pare nga Edi Rama, kryetari i Partise Socialiste, per thirrjen e Keshillit te Sigurimit. “Presidenti duhet te therrase keshillin sepse tryeza e kreut te shtetit eshte vendi ku takohen aktoret e ndryshem”, shton Majko. Ne fund te intervistes ai shton se jemi ende ne kohe per ta bere kete.
Top Channel