Bentler: Strukturat paralele, ilegale

12/01/2010 12:25

Komandanti i trupave te KFOR-it ne Kosove, gjenerali Markus Bentler i ka cilesuar si ilegale strukturat paralele serbe.

Bentler ka nenvizuar se prania e ketyre strukturave bie ndesh me rezoluten 1244 dhe ka theksuar se KFOR nuk ka kompetenca per te nderhyre tek to.

Sipas tij, ky eshte nje problem politik, qe mund te zgjidhet vetem me nderhyrjen e nderkombetareve.

“Ne jemi te vetedijshem per pranine e ketyre strukturave dhe po i vezhgojme ato, por i takon lidershipit politik kosovar dhe atij nderkombetar qe te zgjidhin kete situate”, ka pohuar Bentler.

Ai ka shtuar me tej se KFOR perpiqet te distancohet nga veprimet qe mund te perkeqesojne situaten ne te ardhmen.

Top Channel