Serbi, intelektualet: Referendum per ne NATO

11/01/2010 15:10

Nje grup prej 200 intelektualesh serbe i kane kerkuar sot Kuvendit te Serbise qe te shpalle referendumin per anetaresimin e vendit ne NATO.

Ne letren e tyre, intelektualet e kane argumentuar mbajtjen e referendumit me qendrimin se Organizata e Atlantikut te Veriut ishte ajo qe i dha pavaresine Kosoves.

“Kosova e pavarur eshte veper e NATO-s, e cila krijoji kete shtet fals ku dhe vendosi pushtetin e saj te pakontestueshem”, thuhet ne leter.

Letra ne fjale mban firmat e shkrimtarit nacionalist Metija Beckovic, ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica, regjisorit Emir Kusturica, mitropolitit radikal Amfilohije, si dhe te peshkopeve Artemie dhe Atanasije.

Top Channel