Me heqjen e vizave nga Bashkimi Europian, deri tani e kane leshuar vendin mbi 150 mije shtetas te Maqedonise.

Sipas statistikave te Ministrise se Brendshme dhe asaj te Jashtme, qe nga heqja e regjimit te vizave nga ana e vendeve te BE-se nga 19 dhjetori e deri ne fillim te kesaj jave, vendin e kane leshuar rreth 150 mije qytetare te Maqedonise.

Te dhenat bejne te ditur se nga ky numer vetem 60 veta jane kthyer nga vendkalimet kufitare te vendeve anetare, qe eshte nje shifer tejet minore. Ministria e Brendshme ka njoftuar se procesi i levizjes se lire te qytetareve pas heqjes se vizave po zhvillohet pa probleme dhe se keto konfirmime jane siguruar edhe nga vendet anetare te BE-se. S

ipas Ministrise se Jashtme ne Shkup, vetem ne Greqi pa viza nga fundi i dhjetorit kane hyre 10 mije qytetare te Maqedonise, prej te cileve vetem tre veta jane kthyer.

Top Channel