Gazetari i te perjavshmes “Sunday Mirror”, Rupert Hamer humbi jeten pas nje shperthimi ne Afganistan.
Ai ishte nje nga gazetaret e stacionuar me trupat amerikane. Ngjarja ndodhi kur ata po shoqeronin nje patrulle ne veri-perendim te Nava-s, kur automjeti u tyre shkeli mbi nje bombe. Kolegu i tij, fotografi Filip Kobern eshte plagosur rende, por gjendja e tij paraqitet e qendrueshme.
Ne kete incident humbi jeten nje marins dhe nje ushtar afgan, ndersa kater marinsa te tjere u plagosen. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Bon Ens Uorth i dergoi ngushellime dhe keqardhje familjeve te tyre dhe kujtoi se Hamer dhe Kobern e kishin shoqeruar ate gjate vizites se fundit ne Afganistan, duke treguar profesionalizem te vertete.
Top Channel