Zyrtare te Aleances per Ardhmerine e Kosoves vazhdojne kritikat e ashpra ndaj punes dyvjeçare te Ministrise se Puneve te Brendshme te Kosoves.

AAK-ja gjate nje konference per mediat ka shpalosur 30 deshtimet kryesore te Ministrise se Puneve te Brendshme.

Sipas AAK-se pikat ne te cilat ka deshtuar kjo ministri jane diguria e pergjithshme dhe sundimi i ligjit, politikat ndaj policise se Kosoves,siguria kombetare dhe strukturat paralele si dhe integrimin europian dhe administrata.

Anetaret e ketij subjekti politik gjithashtu kane dhene disa rekomandime per Ministrine e Puneve te Brendshme ku sipas tyre duhet te punohet me perkushtim ne vendosjen e sundimit te ligjit ne tere territorin e Kosoves.

AAK-ja po ashtu ka rekomanduar te permiresohen kushtet e punes, te rriten te ardhurat e pjesetareve te policise, te hartohet strategjia e sigurise kombetare dhe te luftohen strukturat paralele ne Kosove.

Top Channel