Shperthimi ne Athine, nuk ka te lenduar

09/01/2010 21:30

Nje shperthim i fuqishem ka tronditur kryeqytetin grek Athinen. Bomba e vendosur prane ushtarit te panjohur dhe nderteses se parlamentit ne sheshin “Sintagma”, ne zemer te kryeqendres greke, nuk shkaktoi fatmiresisht viktima ne njerez.

Lajmi beri jehone te madhe ne mediat vendase qe nderprene transmetimet per te percjelle drejtperdrejt ngjarjen.

Ato thone se duhet konsideruar fat qe nje shperthim aq i madh nuk solli humbje jetesh njerezore.

Nje person i panjohur i telefonoi nje gazete lokale 17 minuta perpara shperthimit, cka beri qe policia te rrethonte me urgjence zonen e te mbyllte dhe nje rruge kryesore per qarkullimin.

Deri tani, askush nuk e ka marre pergjegjesine e sulmit, por dyshimet me te medha rendojne mbi grupin “celulat revolucionare”.

Sipas burimeve policore, sulmi mund te jete nje menyre per te shprehur pakenaqesine gjithmone e me shume ne rritje ndaj politikave shtrenguese ekonomike te qeverise.

Megjithate, ai mund te jete po keshtu edhe nje lloj sfide ndaj autoriteteve dhe masave te marre prej tyre kohet e fundit, perfshire edhe nje sere arrestimesh.

Policia greke eshte ne alarm te kuq edhe per goditje te tjera te mundshme.

Sipas vleresimeve te para behet fjale per nje akt te ri terrorist ne kryeqytetin grek dhe ajo qe ngjall me shume reagime eshte fakti se behet ne zonen me te ruajtur nga forcat e policise, ndersa edhe akti ka nje rendesi simbolike perderisa eshte zgjedhur nga terroristet tempulli i demokracise.

Top Channel