Komandanti i forcave te perbashketa te NATO-s ne Napoli, admirali Mark Fitzgerald ka deklaruar se strukturat paralele serbe perbejne nje kercenim serioz per Kosoven.

“Te gjitha shkeljet e rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit i shohim si kercenim per sigurine. Meqenese institucionet paralele nuk pranohen ne kete rezolute, ne jemi te shqetesuar per pranine e tyre”, ka pohuar Fitzgerald.

Deklaraten e tij zyrtari i larte i Aleances e beri gjate vizites ne Prishtine, ne nje konference te perbashket per shtyp me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler.

Admirali ka shtuar gjithashtu se trupat nderkombetare jane te gatshme te reagojne ndaj cdo lloj kercenimi.

Top Channel