Policia zvicerane ka shkaterruar nje organizate kriminale aktive ne trafikun nderkombetar te heroines dhe e perbere nga shtetas kosovare.

Lajmin e kane bere te ditur mediat zivcerane, sipas te cilave ne pranga kane perfunduar 14 shqiptare nga Kosova, njeri prej te cileve kishte pasaporte austriake.

Sipas burimeve, organizata ne pese muaj ka transportuar nga Kosova drejt Zvicres 42 kilograme droge te tipit heroine.

Policia zvicerane ka zbuluar edhe linjen e trafikut, duke saktesuar se droga vinte nga qyteti i Pejes dhe shperndahej ne Zyrih, Lozane dhe Neushatel.

Burimet saktesojne se gjate cdo udhetimi korrieret transportonin rreth 12 kilograme droge dhe shtojne me tej se nje prej te arrestuarve merrej me menaxhimin e parave te fituara per llogari te boseve te organizates qe qendronin ne Kosove.

Top Channel