Veriu i Kosoves, Server: Perendimi hipokrit

07/01/2010 15:15

Analisti amerikan Daniel Server ka akuzuar Perendimin se po mban nje qendrim “hipokrit” persa i perket situates ne veriun e Kosoves.

Sipas tij, faktori nderkombetar nuk po ben asgje per te stabilizuar situaten ne veri te shtetit te ri, e cila de fakto eshte e ndare.

“Komuniteti nderkombetar po sillet ne menyre hipokrite dhe te pasinqerte persa i perket veriut te Kosoves, qe e kontrollon Beogradi. Nuk po shohim vullnet qe kjo situate te ndryshoje dhe problemi eshte shume i madh”, ka deklaruar Server.

Ai ka shtuar me tej se nese nderkombetaret do te lejojne qe situata te rrjedhe keshtu, atehere veriu i Kosoves de fakto do te jete i ndare.

Top Channel