Dy varreza masive, njera me rreth 300 trupa dhe tjetra me 150 ndodhen ne zonen kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise, ne vendin e quajtur Rudnice.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, te cilat i referohen nje burimi nderkombetar.

Sipas ketyre te fundit, varrezat jane perbri njera-tjetres dhe kufomat qe ndodhen ne to u perkasin shqiptareve te territorit te Drenices.

Nderkohe, nga zyrtaret kosovare nuk ka ardhur asnje konfirmim per ekzistencen e ketyre dy varrezave masive.

Top Channel