ICO: Nuk i njohim strukturat paralele

07/01/2010 15:55

Autoritetet nderkombetare ne Kosove nuk i njohin fare strukturat paralele serbe dhe e vleresojne te papranueshme pranine e tyre ne shtetin e ri.

Zedhenesi i Zyres Nderkombetare Civile, Andy McGuffie ka deklaruar se strukturat paralele synojne vetem minimin e institucioneve te Kosoves dhe destabilizimin e shtetit kosovar.

“Kosova ka nje sistem legjitim gjyqsor, ashtu sikurse ka struktura legjitime ne fusha te tjera te qeverisjes. Veprimet per te minuar strukturat legjitime te Kosoves, perfshire ato te gjyqesorit, jane te papranueshme”, ka pohuar McGuffie.

Top Channel