Tadic, asnje deklarate politike ne Decan

06/01/2010 19:20

Presidenti serb Boris Tadic, i cili paraditen e sotme mberriti ne Manastirin e Decanit, nuk ka bere asnje deklarate politike.

Tadic eshte distancuar nga deklarata te tilla, duke plotesuar keshtu edhe kushtet e vendosura nga administrata kosovare ne kembim te lejes se vizites.

Gjate fjalimit te tij, Tadic ka folur vetem per paqen, duke deklaruar se, trashegimia kulturore serbe nuk u perket vetem qytetareve serbe por te gjitheve.

Por prania e presidentit serb ne afersi te Manastirit te Decanit eshte kundershtuar nga disa aktiviste te shoqatave te dala nga lufta e UCK-se.

Ata kane tentuar t’i afrohen manastirit, por jane penguar nga ushtaret italiane te KFOR-it, te cilet jane perkujdesur per sigurine e presidentit serb.

Top Channel