Serbia, 42 milione euro per strukturat paralele

06/01/2010 16:00

Qeveria serbe ka ndare nje fond prej 42 milione eurosh per te ndihmuar strukturat paralele qe veprojne ne Kosove.

Fondi ne fjale do te administrohet nga Ministria per Kosoven ne qeverine e Beogradit.

Ai do te sherbeje per dhenien e pagave per punonjesit e ketyre strukturave, si dhe do te shkoje per investime ne infrastrukture ne zonat me shumice serbe.

Sekretari i shtetit ne Ministrine per Kosoven, Oliver Ivanovic ka deklaruar se Beogradi nuk do te bashkepunoje kurre me qeverine e Prishtines per te ndihmuar banoret serbe, pasi nuk e njeh pavaresine e Kosoves.

Top Channel