PDK-LDK, qendrime te kunderta per koalicionin

06/01/2010 16:15

Kreret e PDK-se dhe LDK-se kane dale me qendrime te kunderta persa i perket ndryshimeve ne radhet e qeverise se Kosoves.

Ceshtja e freskimit te kabinetit qeveritar u hap gjate procesit te zgjedhjeve vendore dhe per pak coi ne prishjen e koalicionit qeveritar.

Nderkohe, zevendeskryeministri i Kosoves nga radhet e PDK-se, Hajredin Kuci ka deklaruar se ndryshimet ne qeveri jane diskutuar dhe se tashme i ka mbetur kryeministrit Thaci te vendose.

“Per ndryshimet ne qeveri jane zhvilluar bisedime, tani i mbetet kryeministrit Thaci qe bashke me partneret te diskutoje jo vetem per menyren dhe kohen, por edhe per individet e caktuar”, ka pohuar Kuci.

Ai ka shtuar me tej se gjasat me te medha jane qe ndryshimet te behen kur te kalojne “ethet” elektorale.

Top Channel