Maqedoni, 9 te denuar kerkojne ekstradim ne Shqiperi

06/01/2010 16:30

Nente te denuar shqiptare ne burgun e Shkupit i kane drejtuar nje leter autoriteteve maqedonase duke kerkuar qe pjesen e mbetur te denimit ta vazhdojne ne burgjet e Shqiperise.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave 9 te denuarit ne burgun Idrizova i kane derguar nje leter edhe Ministrise se Drejtesise ne Tirane, si dhe avokatit te popullit Ermir Dobjani.

Por, shtojne burimet, Ministria e Drejtesise ne Shkup nuk eshte e predispozuar te pranoje kerkesen e 9 te burgosurve, pasi shumica e tyre jane denuar per krime te renda, kryesisht trafik droge.

Top Channel