Kosove, AKR kundershton viziten e Tadic

06/01/2010 20:50

Aleanca Kosova e Re reagoi ashper ndaj vizites se presidentit serb Boris Tadic ne Kosove.

Nenkryetarja e saj, Mimoza Kusari Lila, e quajti paradoksal vendimin e qeverise, te prezantuar nga zevendeskryeministri Rame Manaj ne te njejten dite kur presidenti Sejdiu kerkoi nga EULEX ndalimin e strukturave paralele ne Kosove.

Gjithesesi, gjate qendrimit te tij ne Decan, Tadic eshte distancuar nga deklaratat politike, duke folur vetem per paqen.

Top Channel