Athina i trembet rritjes se kostos se huase

06/01/2010 08:15

Greqia mund te filloje negociata te mbyllura me bankat per te marre borxhe per here te dyte ne pak jave, per shkak se investitoret kerkojne interesa teper te larta per bondet konvencionale, njoftoi dje agjencia e lajmeve “Bloomberg”.

Vendimi per kete mund te merret pasi te shikohet reagimi i tregjeve nderkombetare ndaj planit te qeverise se Athines per stabilizimin e buxhetit. Negociatat direkte me kreditoret e mundshem zakonisht fillojne pasi perpjekjet per emetimin e bondeve deshtojne.

Sipas Spyros Papanikolaou, drejtori i menaxhimit te borxhit publik te Greqise, opsioni tani eshte qe te nisin bisedimet per kredi sindikale.

Qeveria greke njoftoi tetorin e kaluar se borxhi i saj publik per vitin 2009 qe 12.7 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto nga 3 per qind qe duhej te ishte realisht sipas kushteve te vendosura nga Bashkimi Europian. Ky lajm beri qe tre agjencite kryesore te vleresimit te besueshmerise se vendeve te ulnin vleresimin per Greqine.

Bondet dhjetevjecare te qeverise greke kushtojne sot 2.77 per qind me shume se sa bondet dhjetevjecare te qeverise gjermane. Gjate dekades se fundit, bondet greke kane kushtuar zakonisht jo me shume se 0.55 per qind me shume se ato gjermane. Tani zyrtaret ne Athine besojne se zgjedhja e investitoreve jashte rregullave te ankandit mund te shmange rritjen e metejshme te interesave.

“Nese vendosim te negociojme kredi sindikale, atehere do ta bejme kete nga fundi i janarit”, tha Papanikolaou. Investitoret e rendesishem dhe Greqia po luajne aktualisht si macja me miun. Greqia ka nevoje te emetoje 54 miliarde euro borxhe te reja dhe deshiron te negocioje me banka miqesore (kryesisht ato vendese), per t’i shpetuar vleresimit te tregjeve.

Top Channel