Solana: Shqiperia dhe Bosnja, se shpejti pa viza

05/01/2010 08:35

Optimist per te ardhmen e Ballkanit, por edhe deri diku nostalgjik per te gjitha vitet qe ka kaluar duke u marre me kete rajon.

I tille shfaqet ish-perfaqesuesi i larte per Politiken e Jashtme dhe te Sigurise se BE-se ne periudhen 1999-2009 dhe sekretar i pergjithshem i NATO-s ne periudhen 1995-1999, Javier Solana.

Pasi ka lene detyren e tij te rendesishme, Solana ka preferuar te hedhe ne leter vleresimet per ate çka po ndodh aktualisht ne Ballkan, duke shprehur bindjen e tij se edhe Shqiperia me Bosnjen do te perfshihen se shpejti ne heqjen e regjimit te vizave.

“Une besoj se Bosnje-Hercegovina dhe Shqiperia do te mund t’i bashkengjiten se shpejti Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonise, duke justifikuar edhe mbeshtetjen e larte qe nje veprim i tille ka nder shtetasit e ketyre dy vendeve. Bashkimi Europian po shikon mundesite per te perfshire Kosoven ne procesin e liberalizimit te vizave. Banoret e Kosoves duhet te perfitojne nga mundesite e ofruara prej Bashkimit Europian”, ka pohuar Solana.

Top Channel