Qeveria kosovare: Ok vizites se Tadic

05/01/2010 14:25

Qeveria e Kosoves ka vendosur te lejoje presidentin serb Boris Tadic qe te vizitoje vendin me date 7 janar, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Lajmin e ka bere te ditur zevendeskryeministri kosovar Rame Manaj, ne nje interviste per radion “Europa e Lire”.

Numri dy i qeverise se Kosoves ka theksuar se vizita e Tadic do te shoqerohet me kushtin qe te jete e karakterit fetar dhe pa deklarata politike.

“Ai nuk mund te keqperdore qendrimin e tij ne Kosove per fjalime politike. Keto jane edhe verejtjet qe i jane bere ICO-se dhe ne kete kontekst, ne keto rrethana, ne kete menyre i lejohet vizita presidentit te Serbise”, ka pohuar Manaj.

Top Channel